Siç mund ta dini tashmë, Bora Zemani u largua pas një periudhe të shkurtër në Tv Klan drejt Vizion Plus ku do të moderojë një emision përkrah binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj. Sipas Vizion Plus, “Treshat” do të ketë natyrë satirike dhe komike, do të trajtojë tema sociale, politike, shoqërore, kulturore etj.

Tre moderatorëve do t’u bashkohen në studio edhe tre të ftuar, personazhe publikë që kanë lidhje me temën, të cilët do të intervistohen në tre rubrika të ndryshme. Gjithashtu, do të realizohen skeçe nga moderatorët dhe të ftuarit. Për një përshkrim të detajuar të formulës së emisionit, klikoni këtu.

E veçanta e “Treshat” është velina, që nuk është një vajzë e re dhe e bukur, por një gjyshe. “Një zonjë në moshë do të bëhet pjesë e emisionit në forma të ndryshme,” shkruan Vizion Plus. “Herë me pyetje pikante për të ftuarit në stuiod, herë kamera të fshehta për ta, herë në skeçe ose në rrugë me Vox-pope në lidhje me temat që do të trajtohen atë puntatë.”