Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi, po fiton çdo ditë dhe më shumë vëmendje dhe terren në Kuvend.

Sot ai është fotografuar në një kafe shumë miqësore me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, dhe me disa deputetë të tjerë të opozitës së re.

Nuk dihet ende tema e diskutimit mes tyre, po Gjuzi e ka shprehur hapur mendimin e konservatorëve, që përkon me atë të socialistëve: presidenti Meta ka shkelur ligjin me dekretin e tij për të shtyrë zgjedhjet.

Dhe me siguri këtë do të jetë duke ia konfirmuar dhe kreut të grupit në PS, Taulant Balla.