Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend në lidhje me dekretin e Metës për anulimin e 30 qershorit.

Rama tha se Meta është bërë protagonist me vend e pa vend, dhe si atij i janë falur të gjitha mëkatet dhe skandalet që ka bërë.

PJESË NGA FJALA

Ishte një akt i papërgjeshëm dhe papranueshëm i Metës. Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur skandalet, hilet etj, dhe i ësthë dhënë mundësia që të kthehej i rilindur dhe i burrëruar. Kujt më shumë se Ilir Metës, i janë falur të gjitha dhe i është dhënë mundësi.

Historia e shtetit shqiptar nuk e gjen një të dytë politikan që i janë bërë shumë ndere dhe është treguar kaq zemër gjerë. Ai është bërë me vene e pavend që ka ndërhyrë dhe ka bërë protagonistin. Jo president por dhe mbret të jetë prap se prap Ilir Meta nuk do ndihej mirë.