Tayna ka postuar një foto provokuese, por nuk ka munguar një koment ‘thumbues’ i Ermal Mamaqit, me të cilin reperja është prekur dhe ja kthyer.
Featured image of article: “Atë poshtë e ke ok”, Ermal Mamaqi ‘thumbon’ Taynën, i kthehet reperja: As filmin tënd s’e kuptova (FOTO) Aktori i humorit, Ermal Mamaqi dhe reperja, Tayna.
14 Qershor, 2019 10:20
Reperja që mori famë sa hap e mbyll sytë, tashmë e shikojmë kudo nëpër koncerte dhe me foton provokuese që shpërndan në rrjete sociale. Në një foto të shpërndarë në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet e ulur në kolltuk me një body të kuq, nuk ka munguar komenti i aktorit të humorit, Ermal Mamaqi që thumbon ‘pozicionin’ se si është ulur këngëtarja.

“Lal duhet ulesh nga ana tjetër. Ajo e gjata aty përpallë është mbështetësja. Këto 2 anash janë për duart. Atë poshtë e ke ok, dmth aty e ke gjet, se për ty ulur është,”– shkruan Ermal Mamaqi në postimin e reperes.

Por, e menjëhershme ka qenë përgjigja e Taynas, e cila duket se e ka marrë për keq komentin.

“Lal edhe titullin “2 gishta mjaltë” s’e kemi kuptu po prap na pëlqej filmi. Thjesht shijo pamjen,”– përgjigjet Tayna.