Pas anulimit te zgjedhjeve te 30 qershorit nga ana e Presidentit te Republikes ,Bashkia Shkoder i ka kerkuar zyrtarisht KQZ dhe per dijeni institucioneve kryesore te vendit ,lirimin e ambjenteve te caktuara me pare si KZAZ ne territorin e kesaj bashkie .

Ne shkresen zyrtare te Bashkise Shkoder theksohet se ne zbatim te dekretit te Presidentit per zgjedhjet vendore, kerkohet lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se Nr. 2 me adrese: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkoder,

lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se Nr. 5 me adrese: Palestra e
Shkolles 9- Vjecare “Xheladin Fishta”, Shkoder,

lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se Nr, 4 me adrese: Palestra e
Shkolles 9- Vjecare “Azem, Hajdari”, Shkoder.

Gjithashtu Bashkia Shkoder kerkon heqjen e listave perfundimtare te zgjedhesve te publikuara dhe te afishuara ne qendrat e e votimit (QV) ne administrim te ketyre KZAZ-ve.