Debate të ashpra në emisionin ‘Opinion’ mes ministres Etilda Gjonaj dhe pedagogut Mark Marku.

Debati është nxehur gjatë debatit për dosjen 339/1 dhe thirrjes së sotme nga prokuroria të bërë ndaj liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Mark Marku në ‘Opinion’, u shpreh se ministrat dhe qeveria e Edi Ramës duhet larguar me gurë dhe me armë.

‘Këta janë bërë aq arrogante sa duhen larguar me gurë.

Vijnë në studio e bëjnë arrogantin. Ju duheni shkulur me rrënjë se të vidhni, të vrisni, të fyeni dhe vini në studio na bëni arrogantin.

Më gurë e me armë duhet të shkuleni nga pushteti se na e keni sjellë në majë të hundës’, u shpreh Mark Marku në ‘Opinion’.