Vijojnë episodet e pakëndshme të vjedhjeve nëpër vendet e shenjta, kësaj here në kishën e Shna Ndout në Laç.

Mbrëmjen e 12 qershorit qindra pelegrinë kaluan natën në kishën e Shna Ndout, ndërsa persona të paidentifikuar kanë vjedhur mbi 50 makina gjatë mbrëmjes. Ndërkohë policia në këto ditë ka shtuar masat e sigurisë, por sërish është regjistruar ky akt i rëndë.

Mësohet se edhe qytetarët vendas nuk janë treguar aspak mikpritës duke u marrë vizitorëve para nga dy-tre herë për parkingje.