Jemi mësuar tashmë që Fiori Dardha, misionin e të qenit një sy kritik i realitetit ku jetojmë nuk e përfundon vetëm me emisionin e saj investigativ “Boom” por përdor edhe Instagramin e saj për të shtuar reagimet e njerzve duke u munduar të kontribuojë sado pak në përmirësimin e çështjeve që na prekin çdo ditë.

Këtë herë, moderatorja ka ndarë me të gjithë foton e një produkti ushqimor të sapo blerë ku dukshëm janë përdorur pesticide apo substanca artificiale të ngjashme.

“E të mendosh që ky shalqi është servirur si produkt organik nga shitësi. Tmerr!” – shkruan Fiori ndërkohë në pamjen e siguruar nga ajo përveç lëngut të çuditshëm duket sikur fruti ka nxjerrë shkumë.

Postimin e saj, moderatorja e ka shoqëruar edhe me fjalët: “Po na vrasin! Zot, ku jetojmë. Mjerë ne!”.

Në fakt nuk është më e rrallë sot që produkte të tilla shiten rëndom në pazare dhe ndonëse reagimet janë shtuar së tepërmi edhe me ndihmën e rrjeteve sociale, autoritetet përkatëse duhet me patjetër të jenë më seriozë në punën e tyre për të siguruar cilësinë e produkteve ushqimore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin tonë