Një nga frikërat më të mëdha të turistëve është vonesa e avionit dhe pritja në aeroporte që kthehet në një makth të vërtetë.
Por shumë aeroporte kanë gjetur mënyra dhe dizajne shumë interesante që vonesa e nisjes të tejkalohet paksa.
Ja cilët janë aeroportet ku me të vërtet mund të presësh duke u argëtuar.
Aeroporti Changi në Singapor. Ka pesë terminale, është më shumë sesa thjesht një aeroport. Ofron shumë shërbime, qetësi dhe argëtim. Është një nga 10 aeroportet më të mirë të vitit 2019. Mund të vizitoni pemë ekzotike, re artificiale, pemë që ndoshta kurrë nuk i keni parë. Madje në Kopështin e Kaktus dhe kopështin e fluturave njiheni me mijëra specie. Keni edhe kinema në aeroport, videogame, pishinë, restorante luksoze, dyqane. Një mini qytet modern.

Aeroporti Kenedi në SHBA. Është një nga aeroportet më të famshëm dhe të frekuentuar në botë. Në të vërtetë është një art më vete, një ndërtim unik arkitekturor, me një dizajn bashkëkohor. Nëse ju duhet të prisni mos humbisni rastin të vizitoni hotelin TWA që ofron 512 dhoma, një muze, palestër, pishinë.

Aeroporti Marco Polo në Venecia, Itali. Shijoni në lartësi magjinë e Veneciza, dhe perëndimin e diellit një magji e vërtetë. Nëse avionic vonohet keni mundësi që për pak kohë të zbuloni një nga qytetet më të bukur të botës.

Aeroporti Hamad, Doha në Katar. Thuhet se kushtoi 16 miliardë dollar është një nga aeroportet më të bukur në botë. Arkitektura e jashtme të kujton valët, dallgët e Gjirit persik, e nëse futesh brenda duket sikur je në një galeri arti. Brenda ka dy hotele, palestra, pishinë si dhe dyqane.

Aeroporti Wellington, Zelandë e Re ka arkitekturën më ekstravagante dhe fururistike në botë. Nëse avioni vonohet keni mundësinë të vizitoni qytetin Wellington, ku janë xhiruar edhe pjesë nga filmi ‘Zoti i Unazave”.