Teknologjia është prej kohësh një pjesë e pandarë e jona, ndonjëherë më shumë seç duhet, por kjo është tjetër çështje. Siç duket, në Shqipëri, edhe përdorimi i telefonave dhe internetit ka diferencë më bazë gjinore.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave, përpunuar nga Monitor.al, për vitin 2018, 75.2% e burrave dominojnë në përdorimin internetit, krahasuar me 65.1% të grave në mesin e 15-59 vjeçarëve të marrë në studim.

Në lidhje me përdorimin e telefonit, përllogaritet 94.1% te burrat, ndërsa 89.2% te gratë.

Gjatë viteve të fundit, vihen re zhvillime dinamike në lidhje me internetin, ku një rritje të dukshme kanë edhe zonat rurale. Po kështu edhe përdorimi i smartphone-ve. Për shembull, në vitin 2016 vetëm 40% e tyre deklaronin se kishin një smartphone, ndërsa dy vjet më vonë janë 64% e të anketuarëve që zotërojnë një të tillë.

Burimi: Monitor.al