LAJM I FUNDIT/ Konferenca e jashtëzakonshme e Metës, presidenti pa dorashka: Zgjedhjet e 30 Qershorit janë imagjinare, vendimi i Kolegjit ka vlerë vetëm…

0
208

Presidenti Meta ka nisur sot një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, 5 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

“Të nderuar qytetarë dhe bashkëatdhetarë, më datë 10 Qershor kam kërkuar shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve, dhe anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Kjo vendimarrje u mor për ti dhënë mundësi palëve për të dialoguar mes tyre, kërkonte që të ndihmonte dhe kryeministrin Rama, që i kishte shkruar 7 letra zotit Basha.

Mirëpo nën udhëheqjen e tij pati një rezolutë në Kuvend që dekreti i presidentit të mos zbatohej, pavarësisht se ai është botuar tashmë në fletoren zyrtare. Ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor vendosi që të mos pranonte dorëheqjen e një force politike që kërkonte të mos ishte pjesë e zgjedhjeve imagjinare.

Dekretin e presidentit nuk mund ta gjykojë Kolegji Zgjedhor, pasi ne nuk jemi thërritur as si palë në këtë proces. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka vetëm një efekt, mbi dy palë, mbi organizatën socialiste në KQZ dhe një partie aleate të tyre”, u shpreh Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here