Provokon Braçe: 7 vite burg nëse pengoni zgjedhësit të votojnë

0
88

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe i ka bër një apel për kundërshtarët politikë, të cilët kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes një mesazhi në “Instagram”, Braçe iu kërkon opozitarëve të reflektojnë për ndëshkimin që i pret pas këtij vendimi, si dhe të shohin pasuritë e atyre që i urdhërojnë.

Mesazhi i plotë

NE #SOCIALISTET DO JEMI KUDO! POR E KEQJA SU VJEN NGA NE! PERBALLJES ME LIGJIN RUAJUNI! PREJ SAJ VJEN BURGU DHE PAS TIJ IZOLIMI I PERJETSHEM! Lexova me vemendje këtë Qarkoren e Partisë Demokratike që më herët e kisha lexuar në avujt e rakisë së një politikani e para tij në tymin e thithur të një aktori! Si thoni, “të shmanget me çdo kush përballja me militantët e PS”? Kështu? Si vijoni, “është e pranueshme që të ketë përballje me policinë”? Kështu? Si e mbyllni, “të ngrihet grup pune që të pamundësojë votimet”? Kështu?

Shikoni, ne #Socialistet do jemi kudo, kudo në #30QERSHOR. Jo për ju, fare fare! Nga ne nuk u vjen e keqja, imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat bazë të shtetit që ju paguan! Ne do jemi aty për #TëDrejtëneVotës! A është kushtetuese kjo, është e drejtë e fituar dhe nuk e tjetërson dot kërkush. Ju, jo e jo!

Por askush tjetër që dështon e nuk fiton kurrë dot një garë pa pushtet, pa polici, pa gjykatën e tij, askush tjetër që dështon të mbajë veten, lëshuar prej panikut të #DrejtësisësëRe. Pra pa frike! Aaaa ju duhet ti trembeni përballjes me ligjin, tamam asaj që ju kërkojnë këta dy tipat të bëni! Nga përballja me ligjin vjen #Burgu, madje burg i gjatë nëse pengoni zgjedhësit të votojnë, pra pamundesoni votimet! #7VITEBURG!

Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi përjetë! Madje madje, nëse këtë e kryeni në kuadër të #OrganizatesseDhunshmePDLSI, nuk do ju ngelet më asgjë, zero, duke nisur nga placka që keni vënë. A ja vlen? Une them jo! A i keni parë bizneset e këtyre të Qarkores? A i keni parë deklarimet e tyre të pasurisë? Po fëmijët a ua keni parë kund, i mbajnë këtu apo jashtë vendit?

Kaq sillni në mendje, sa të pabarabartë jeni me ta dhe sa të pabarabartë do jeni kur ligji të bjerë fort mbi ju e jo mbi ata! Ditë të mirë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here