Rama hedh në gjyq gazetarin e Bild, avokati i kushton 750 euro në orë

0
95

Kryeministri Rama ka punësuar një avokat i cili do ta përfaqësojë atë për të paditur gazetarin e gazetës gjermane Bild, Peter Tiede dhe që do ti kushtojë një shumë prej 750 euro në orë.

Padia ndaj gazetarit gjerman vjen pas publikimeve që ai u bëri audiopërgjimeve ku flitet për shitblerjen e votës në bashkëpunim me krimin duke kërcënuar votuesit.

Përveç kësaj edhe Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për të zbuluar se nga rrodhën përgjimet e publikuara nga Tiede.

Ditën e sotme Rama shkroi në Twitter se ka nisur procesin gjyqësor për publikimet e Bild ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i menjëhershëm i Tiede i cili shprehet se padi ndaj bërjes publike të së vërtetës nuk mund të ketë.

Dy pikëpyetjet e mëdha që mbeten pa përgjigje në këtë histori janë se si do të përballet Rama në gjykatë kur pas bërjes publike të përgjimeve ai e ka pranuar se në audio është zëri i tij, ndërsa pikëpyetja e dytë është se si ky avokat i suksesshëm në çështje të kësaj natyre do të paguhet nga kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here