Zbulohet urdhri i Bashës për 30 qershorin: Modeli i Shkodrës kudo, të mos lejohet askush që të votojë (6 POROSITË)

0
189

Prej ditës së djeshme në mediat qarkullon një qarkore e e brendshme e Partisë Demokratike në lidhje me zgjedhje e 30 qershorit. Mësohet se kjo qarkore është një urdhër i Lulzim Bashës për strukturat e partisë, ku u kërkon pamundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor.

Sipas këtij dokumenti Basha u ka dhënë urdhër të qartë gjithë degëve që të mobilizohen me të gjitha mjetet për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit. “Kjo duhet të arrihet, ose përpara datës 30 qershor nëpërmjet bllokimi të KZAZ në shpërndarjen/ dëmtimin e materialeve, ose pa dhunë në qendrat e votimit me një metodë që shmang përplasjen fizike”, shtohet më tej.

Urdhri i Bashës
DOKUMENTI I PLOTË

POROSI URGJENTE DHE PËR DEGËT DHE KRYETARËT E BASHKIVE

1-Vijon përballja sipas modelit të Shkodrës, kudo ku shkon Edi Rama. DUKE FILLUAR NGA SOT, TENSIONI I PËRBALLJES DUHET TË RRITET. Degët që janë brenda të njëjtit qark a po afër njëra-tjetrës të koordinojnë për të rritur forcën e pjesëmarrjes dhe përballjes

2-Të gjitha Degët të njoftojnë Bashkitë dhe Policinë, që në datat 27-qershor-2 korrik 2019, në të gjithë territorin e bashkisë, do të organizohen tubime në mbrojtje të kushtetutës dhe demokracisë. Detyrimi është vetëm për njoftim. Nuk pritet leje. VENDET E ZHVILLIMIT TË TUBIMIT TË JENË TË GJITHA RRUGËT E QYTETIT DHE FSHATRAT, duke specifikuar veçanërisht lagjet apo zonat ku janë të vendosura KZAZ, GNV dhe qendrat e votimit. Orari i tubimit të jetë: Pa ndërprerje.

3-Të hartohet plani sipas specifikave të degës për të mos lejuar votime në 30 qershor. Kjo duhet të arrihet, ose përpara datës 30 qershor nëpërmjet bllokimi të KZAZ në shpërndarjen/ dëmtimin e materialeve, ose pa dhunë në qendrat e votimit me një metodë që shmang përplasjen fizike. Është e pranueshme që të ketë përballje me policinë por jo akte të forta dhune, dëmtime, djegie godinash apo persona të lënduar. KURRSESI PERSONA TË LËNDUAR. Interesi i Edi Ramës është që të bëjmë dhunë dhe të lëndojmë njerëz, prandaj duhet shmangur kjo me çdo kusht. Ligjërisht pas dekretit të presidentit është Edi Rama në paligjshmëri dhe jo opozita. Të shmanget me çdo kusht përballja me militantët e PS dhe të mos biem pre e asnjë provokimi të tyre.

4- Aleanca për mbrojtjen e demokracisë të dalë njëkohësisht me deklarata të martën që po rrezikohet demokracia dhe ata nuk do ta lejojnë këtë. THIRRJE MASIVE PËR TË MOS DALË NË VOTIME NËSE ATO DO TË TENTOHEN QË TË BËHEN.

5- TË NGRIHET GRUP PUNE QË PAMUNDËSOJNË VOTIMET. Të hartohet modeli më i zbatueshëm sipas degëve dhe mundësive që ka cdo degë. Aty ku PD-ja dhe aleatët kanë bashkinë plani të hartohet dhe zbatohet në koordinim me kryetarin dhe strukturat e bashkisë. Është e domosdoshme të koordinojmë me të gjithë partitë aleate.

6- TË NGRIHET GRUP PUNE QË DOKUMENTON DHE EVIDENTON CDO SHKELJE QË ATA PO BËJNË (presion administratës për të dalë në votime, përdorim të administratës në fushata, veprimet e paligjshme të policisë, blerje e votuesve dhe të tjerë). TË CAKTOHEN NGA DY PERSONA QË MONITOROJNË ÇDO QENDËR VOTIMI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here