Voltana Ademi nis aksionin: Nga nesër 12 orë protestë, bashkë kundër krimit

0
157
Nga data 27 qershor deri më 2 korrik në Shkodër do të zhvillohen protesta kundër qeverisë, që do të zgjatin deri në 12 orë në ditë.
Featured image of article: Voltana Ademi nis aksionin: Nga nesër 12 orë protestë, bashkë kundër krimitFoto nga thirrja për protestë në Shkodër

Shkodër- Për zgjedhjet e 30 qershorit Bashkia Shkodër ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestat që do të nisin në këtë qark që nga dita e nesërme. Mësohet se protestat do të zgjatin që nga data 27 qershor deri më 2 korrik. Një detaj që vihet re është se protestat do të zgjatin 12 orë, nga 7:00 e mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes.

“Bashkia Shkodër fton të gjithë qytetaret të bashkohen bashkë për t’i thënë stop krimit, në mbrojtje të institucioneve publike, Kushtetutes dhe të lirive e të drejtave themelore të qytetarëve.”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

4 ditë para zgjedhjeve, zbardhet aksioni i PD-së. Protesta në 61 bashkitë e vendit, në sheshet kryesore të qyteteve dhe pranë KZAZ-ve. Protestat do të vijojnë që nga dita e nesërme deri pas datës 30 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here