Mbrëmjen e kaluar në Libohovë u organizua konkursi i bukurisë “Miss Shqipëria 2019”. Qindra banorë të zonës dhe jo vetëm u mblodhën në kalanë e qytetit për më shumë se dy orë.

Në konkurs morën pjesë vajzat më të bukura shqiptare dhe në fund kurorën e rrëmbeu Klea Bushi.

Bukuroshja e cila prej 22 vitesh jeton në Itali ka fituar edicionin e 21-të të kompeticionit të bukurisë.

Pak kohë më parë Klea u shpall edhe “Miss Pavarësia” në kompeticionin ku bëhen bashkë vajzat më të bukura të diasporës.

Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me emocione dhe në skenë u ngjutën disa artistë të njohur shqiptarë.

Sigurisht nuk mungonin motrat Libohova, të cilat i dhanë një atmosferë të veçantë vendlindjes së tyre.