Mbrojtësi i PSG-së dhe kombëtares braziliane, Tiago Silva, menjëherë pas finales së fituar kundër Perusë, ka folur për “Tuttomercato.web”, në lidhje me suksesin e Brazilit dhe mbi akuzat që Mesi ka lëshuar pas humbjes në gjysmëfinale.

Turneu? “Ne bëmë një turne të madh, bëmë gjithçka që mundëm për të fituar këtë “Copa America”. Qëllimi ynë ishte që të triumfonim përkundër presionit. Jemi të lumtur që sollëm kupën në Brazil dhe një herë tjetër”.

Problemet? “Para këtij evenimenti kisha një problem në gju dhe nuk dija nëse do të kthehesha në kohë. Megjithatë, sot largohem nga stadiumi me një trofe në xhep, jam shumë i lumtur për këtë”.

Shiriti i kapitenit? “Unë nuk e kisha kërkuar kurrë, kështu që nuk bën dallim, unë jam i qetë pasi kemi shumë kapitenë. Dani Alvesh, kapiteni ynë ka bërë një turne të jashtëzakoshëm dhe ne jemi vërtet të lumtur për këtë”.

Mesi dhe akuzat? “Humbësi përpiqet të gjejë gjithmonë një justifikim. Ne kemi 5 “Kupa Bote”, sigurisht që nuk mund të thuhet se i kemi vjedhur ato. Mesi duhet të respektojë historinë tonë”.

/PANORAMASPORT.AL/