Të mërkurën, në Pescara, Abbruzzo – një rajon në verilindje të Romës – banorët përjetuan një stuhi të frikshme shiu dhe breshëri me madhësi sa grushti.

Banorët i quajtën “plumba akulli.”

Dhe etiketimi “sa një grusht” nuk është aspak një ekzagjerim.

U lënduan të paktën 18 njerëz.

U përmbytën garazhe dhe makina.

Dhe u thyen dritare e xhama.

Një banore tha se s’i kishin zënë sytë diçka të kësaj natyre në 62 vite jetë në rajon.

A është ky fundi i botës?

Duke marrë parasysh gravitetin e situatës, presidenti i këshillit rajonal deklaroi gjendjen e emergjencës.