Një aksidenti rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku kanë mbetur të plagosur 5 anetarë të së njëjtës familje.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Matit në Lezhë, rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 anetarët e familjes, që udhëtonin në të njëtin mjet, dy në gjendje të rënde, të cilët janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Sakaq, pritet njoftimi i policisë për detaje mbi ngjarjen.