Drejtori i qarkullimit apelonte drejtuesit e mjeteve, pas tij ndodh aksidenti (Video)

0
220

Teksa drejtuesi i policisë rrugore Mitat Tola ishte duke dhënë një mesazh për mediat, dhe po apelonte për të qenë më të kujdesshëm gjatë lëvizjes në rrugë, një aksident ka ndodhur pas krahëve të tij.

Pavarësisht trafikut në Qafë-Kashar dhe pranisë së madhe të Policisë, kjo nuk e ka shmangur këtë aksident, që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Aksidenti ndodhi për shkak se dy mjetet nuk respektuan distancën që duhej mes tyre.

Tola u shpreh se në këtë sezon turistik akset kryesore me probleme mbeten autostrada Tiranë-Durrës, Gjiri i Lalëzit, trafiku brenda qytetit të Vlorës, dhe zona e Fushë-Kujës.

Sipas tij një numër shumë i lartë i aksidenteve ndodh në rrethrrotullime, ku pavarësisht sinjalistikës për uljen e shpejtësisë, drejtuesit e mjeteve në shumicën e rasteve nuk e respektojnë atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here