Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, reagon Rama: Ai dhe PS në rrugë të ndara, derisa…

0
43

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të një dokumenti nga PD që faktohej se Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i zgjedhur i PS për Shkodrën, rezulton i dënuar dhe i dëbuar nga Italia për trafik droge. Në një postim në rrjetin social Twitter ai shprehet se deri kur të dalë e vërteta ligjore, Pjetri dhe PS i kanë rrugët e ndara.

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!”, shkruan Rama në twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here