Ermal Mamaqi është një ndër moderatorët më të njohur shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Ai njihet për sarkazmat e tij të shumta, të cilat përveç se në emision, i bën edhe në rrjetet sociale ku jo rrallë herë ngacmon personazhet e njohur publikë.

Pas suksesit që korri me filmin komedi “Dy Gisht Mjaltë”, Ermal Mamaqi nuk ndalet për kollaj. Moderatori do të sjellë një film të dytë dhe tashmë ka nisur përzgjedhja e kastit, ku Elvana Gjata nuk do të jetë pjesë e këtij filmi, për arsye se ajo është zëvendësuar nga aktorja Arjola Demiri.

MV5BNzlhMjliOGUtNmFjNC00NGRlLWEwZWMtZDc4YjllOWY2MGE0XkEyXkFqcGdeQXVyOTczMzMyMDg._V1_UY268_CR10182268_AL_.jpg

frsreg.jpg

Së fundmi, Ermal Mamaqi ka nisur punën për filmin e ri dhe këtë e bëri të ditur vetë Ermali me foton më të re të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet me grupin e punës dhe shkruan:

“Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Së shpejti një tjetër Komedi në Kinema”.

gfyhgnj.PNG

Xing.al ka mësuar se Line Producer i këtij filmi është Besnik Krapi, një nga producentët më të njohur në Kosovë dhe partneri i aktores e moderatores Jonida Vokshit.

hj.PNG

Menaxher produksioni është Liridon Cahani i cili ka qenë pjesë edhe e prodhimit të filmit “Shok”. Produksioni i filmit të ri siç shihet i është besuar kryesisht emrave të njohur nga Kosova që kanë eksperiencë të gjatë në këtë fushë.

tfgjugf.PNG

Zbulohet gjithashtu se kostumografe e këtij filmi është Deantila Lika.

Ajo çfarë nuk dihet ende është fakti nëse ky prodhim i ri kinematografik nga Ermal Mamaqi do të jetë vazhdim i “2 gisht mjaltë” apo një film tjetër. Më shumë detaje do i zbulojmë në ditët në vazhdim.