Kush është “gocë për shtëpi”? Përgjigjen jua jep njëherë e mirë Einxhel Shkira

0
72

Einxhel Shkira është një ndër moderatoret, që shpesh tërheq vëmendje dhe për arsyen se i thotë gjërat haptazi. Ajo nuk ngurron të reagojë dhe për çështje sociale, që mund të jenë aktuale për realitetin shqiptar. Dhe së fundmi, rastisti që ajo t’i përgjigjej një pyetjeje të ndjekësve që i kërkonte të përshkruante “femrën ideale për shtëpi”.

Dhe përgjigjen duhet ta lexoni të gjithë:

“Se di pse ekziston kjo pyetje dhe ça kuptimi ka për ju?! Më duket sikur flisni për shapkat kur e bëni këtë pyetje (shapka për shpi, shapka për jashtë, shapka për plazh, shapka për banjo). Gruaja/vajzat nuk janë shapka që t’i kategorizoni e në fakt unë as shapkat s’i ndaj dot se kur më pëlqejnë shumë një palë i përdor për kudo. Ne jemi qenia e bukur, e fortë dhe e brishtë njëkohësisht, s’mund të zgjidhni një për çdo ambient të ndryshëm. Ajo që të mbush jetën me lumturi,dashuri dhe përkushtim e të përshtatet në çdo ambient të jetës është idealja për ty! Ajo me të cilën mbyll sytë çdo mbrëmje dhe zgjohesh çdo mëngjes pa patur rëndësi ku je… Ajo është gjithmonë streha jote, shtëpia jote!”

Kuptuat?

/Blitz.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here