Veriu ‘mbret’ i informalitetit, Jugu surprizon për detyrimet ndaj shtetit

0
59

Gjatë kësaj vere bizneset janë përballur me grupe kontrollesh nga administrata tatimore. Qeveria ka deklaruar se është e vendosur të luftojë informalitetin, e në këtë kuadër janë mbyllur apo gjobitur jo pak biznese përgjatë periudhës 1 korrik deri më 15 gusht.

Në total nga 1.764 subjekte të kontrolluara, 642 biznese ose 36 përqind e tyre janë kapur në informalitet. Shkeljet më kryesore janë në drejtim të moslëshimit të kuponit tatimor, mos deklarimit të xhiros reale apo mos regjistrimit të punonjësve.

Të dhëna të detajuara tregojnë se shkeljet më të shumta janë zbuluar në veriun e vendit. Në raport me numrin total të kontrolleve, në veri 46 përqind e subjekteve të biznesit nuk zbatonin detyrimet ndaj shtetit.

Më pas vjen rajoni qendror, me 37 përqind. Në Jug, edhe pse janë të përqenduara shërbimet dhe bizneset përgjithësisht lidhet me turizimin, rezulton se renditet në fund sa i përket informalitetit.

Në pjesën e jugut të Shqipërisë vetëm 26 përqind e bizneseve veprojnë në mënyrë informale.
Aksioni antiformalitet është shtrirë në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe nuk ka afat të përcaktuar se kur do të përfundojë. Drejtoria e Tatimeve ka hapur edhe një aplikacion online për denoncimin e rasteve nga qytetarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here