Sot Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit kanë penguar funksionimin e Bashkisë së Shkodrës.

Lajmi bëhet i ditur nga Bashkia Shkodër e cila sqaron se Dega e Thesarit në këtë qytet ka bllokuar procedurat e likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

Për një zhbllokim të shpejtë të kësaj situate të paprecedent për qeverisjen vendore në Shqipëri, Bashkia bën me dije se i ka dërguar shkresën bashkëngjitur, shkresë e cila sipas saj, nesër do të mbërrijë edhe përmes shërbimit postar.