Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat ka publikuar dokumentat ku thekson se kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është dënuar në Greqi.

“Vendimi eshte i gjykatës së Janinës ne qershor 2003. Kajmaku, banues në Tiranë, eshtë arrestuar në flagrancë në Janinë më 14 janar 2004 për përdorim dhe shpërndarje karmonedhash të falsifikuara, krimi është bërë në transaksion për fidanë dhe bimë të tjera dhe ai ka përdorur identitetin Jorgo Toto. Pasi ka qëndruar në burg disa ditë e lanë në detyrim paraqitje, dhe dosja ti përcillej prokurorisë. Duhet të dënohej jo me pak se 10 vite burg. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe arrest me burg të menjëhershëm, për falsfifim parash. Nuk është shqyrtuar vendimi i gjykatës pasi ai është arratisur në Shqipëri. Gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit deri sat ë arrestohet ose ti gjendet një adresë e saktë për vendin ku ndohet. Urdhëri i arrestit nuk është ekzekutuar pasi Jorgo Toto nuk është gjendur në Greqi. ”- tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, gjate konferences per media nga selia blu.

Pas Valdrin Pjetrit, i cili dha dorëheqjen pasi iu publikuan dokumentet e dënimit në Itali, sot burime nga PD numeroi te dhenat per Agim Kajmaku, kryetarin në detyrë të Bashkisë së Vorës.

Pjese nga fjala e Bardhit

Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane. Edi Rama hesht prej disa ditësh në përpjekje për të shpëtuar me makinacione dhe manovra të pista kandidatin e tij të Vorës, Agim Kajmaku, i cili ka llogari të hapura me drejtësine greke dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe të paguajë para drejtësisë shqiptare dhe greke krimin e tij.

Rasti i Agim Kajmakut është rasti i dytë brenda një muaji që Partia Demokratike po denoncon me fakte dhe dokumenta se kandidatët e Edi Ramës për Kryetarë Bashkie kanë krye krime dhe i kanë fshehur ato.

Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi se është i pafuqiashëm të përballet me të vërtetën dhe se vetëm bashkëpunimi me krimin është mekanizmi i vetëm që i siguron atij pushtetin.

Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.

Edi Rama po provohet dita ditës që nuk heq dorë nga projekti i tij për bashkëqeverisjen me krimin.

Edi Rama hesht megjithëse ka marrë informacion të plotë se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, ka mashtruar me Formularin e Dekriminalizimit, sepse është një person me precedent penal dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funkison publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.

Po kjo për Edi Ramën nuk përbën problem, përsa kohë Jorgo i Vorës i siguron pushtet. Ndiqeni sesi mburreshin Edi Rama dhe Belinda Balluku me Jorgon e tyre 3 ditë se të merrnin me dhunën e një procesi të paligjshëm Bashkinë e Vorës.

Një paralajmërim të tillë e bëri dhe Zëri i Amerikës, ku është theksuar se për Agim Kajmakun ka një dosje të hapur penale më drejtësinë greke.

Sipas letrës që çoi në Prokurori, PD këmbëngul që Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi me emrin Jorgo Toto, por ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit, prandaj duhet te largohet nga detyra.