“Të gjithë burrat të dorëhiqen” i kundërvihet gazetari: Po Rama pse nuk ja lë vendin një gruaje?

0
48

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një nismë të padëgjuar ndonjëherë, duke shkarkuar nga të gjitha drejtoritë dhe postet drejtuese në Shkodër burrat dhe në vend të tyre do të emërohen vetëm gra.

Ndërsa nisma është zyrtarizuar ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së PS-së, ditën e sotme, burime drejtorët meshkuj, kanë depozituar dorëheqjet e tyre në ministritë përkatëse tek të cilat janë në varësi.

Ky urdhër për të lëvizur drejtorët meshkuj, ka nxitur reagime edhe në mediat sociale. Gazetari Denis Dyrnjaja në një shkrim në Facebook ka ngritur idenë duke drjetuar në pyetje retorike se “Pse Rama nuk ja lë vendin një gruaje?

Sipas tij “kjo teza seksiste e Ramës, është po aq diskriminuese sa mohimi i çdo gruaje që duhet të ketë vendin e saj për kontributin e saj, sipas meritave të saj në çdo detyrë, familje apo shoqëri. Se ky varianti që punët shkojnë keq vetëm pse janë burrat ngjan i çalë, ose nëse është kaq real dhe beson kaq fort te ajo që promovon, kryeministri t’ja lëre detyrën një gruaje. Kjo vërtetë do ishte një hap i madh emancipimi që nuk mbetet vetëm në angazhim propagandistik dhe konjuktural.”

Postimi i plotë

Kryeministri gjatë gjithë fushatës elektorale por edhe në vijimësi promovoi dhe vazhdon të theksojë me një gjuhë gati diskriminuese ndaj burrave, idenë e angazhimit të grave në administrim dhe në politikë. Madje idea bastardoi deri në humorin se edhe certifikatat e pronësisë për legalizimet kur i shpërndante, dëshironte t’ua jepte grave, pasi burrat sipas tij janë një lloj qenieje me probleme brenda familjes dhe shoqërisë.

A ka burra të tillë? Sa të duash! A janë të gjithë të tillë? Apsolitisht jo! Po pse atëherë kryeministri sa vjen e shton dozën se gratë janë për punë e burrat jo. Gratë janë më të afta e burrat jo. Pse kjo frymë ndasie që në çdo rast në njërin krah krijon diskriminim. Besoj se nuk ka ndonjë grua që mendon se duhet promovuar një grua e paaftë vetëm për shkak se është grua.

Ndaj kjo teza seksiste e Ramës, është po aq diskriminuese sa mohimi i çdo gruaje që duhet të ketë vendin e saj për kontributin e saj, sipas meritave të saj në çdo detyrë, familje apo shoqëri. Se ky varianti që punët shkojnë keq vetëm pse janë burrat ngjan i çalë, ose nëse është kaq real dhe beson kaq fort te ajo që promovon, kryeministri t’ja lëre detyrën një gruaje. Kjo vërtetë do ishte një hap i madh emancipimi që nuk mbetet vetëm në angazhim propagandistik dhe konjuktural.

Me atë rast do të zgjidhej dhe kjo “kriza e tjerrë” politike e pambarimtë që buron prej burrash – sipas tezës së Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here