Ditën e shtunë, luhet klasikja e futbollit shqiptar, mes Vllaznisë dhe Tiranës në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Forca te policise, duke nderhyre per te qetesuar tifozet e Tiranes, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Tirana, 1-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Loro Borici, ne Shkoder.

Sfida, që ka pasur një rivalitet të nxehtë mes tifozerive në vitet e fundit, ka filluar të japë shkëndijat e para që në rrjetet sociale.

Në një postim të tifogrupit “Tirona Fanatics”, ku lajmëronin detajet e udhëtimit për transfertën e Shkodrës, ndër të tjera thuhej se udhëtimi do të ishte vetëm për personat +18 vjeç.

Ndërkohë, në këtë postim, një profil me emrin “Ultrasit Vllaznia”, replikon duke shkruar: “Nuk keni pse të bëni transfertat +18 kur udhëtimi është në Shkodër, sepse ne nuk i bëjmë gjërat pabesisht sikur ju. Në Shkodër ju e dini mirë që gjërat i bëjmë midis qytetit dhe midis stadiumit .Forca Vllazni. Forca djemtë e Shkodrës”.

Ky koment ka qëndruar në postimin e tifogrupit të Tiranës për disa minuta, dhe më pas është fshirë. Mesa duket, thumbat e para kanë nisur që në rrjetet sociale, dhe me interes pritet prania e tifozëve bardheblu në Shkodër.