Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka zbardhur një telefonatë të natës së mbrëmshme, sipas tij me djalin e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Erikun.
Ndocaj denoncon publikisht, duke treguar numrin që e ka telefonuar më orën 22.46 se Erik Fullani e kishte kërcënuar.
Denoncimi i Ndocajt:
Më herët, gjatë ditës së djeshme, Ndocaj ka kritikuar djalin e ish guvernatorit për sjelljen e tij në publik.
Atij i duket e pabesueshme që i riu, Erik Fullani, e shfaq veten në luks dhe i kërkon kryeprokurores Arta Marku që ta thërrasë për të verifikuar pasurinë.
“Një qurrash që kapërdihet duke fshirë djersët me lekët, që i ati u ka vjedhur shqiptareve në Bankën e Shqipërisë. Ky është këlyshi i Fullanit me makinë 500.000 mijë euro. Po Arta Marku, pse s’e thërret këtë pusht për verifikim pasurie?”, shkroi Ndocaj.