Gurë autobusave të Tiranës, tifozët largohen me polici nga Shkodra

0
78

Ishte programuar si një ndeshje futbolli, por e pabesueshme ajo që ndodh në Shkodër. Tifozet e Vllaznisë kanë thyer xhamin e autobusit me të cilin po udhetonte ekipi bardheblu. Në dalje të stadiumit ata janë zënë në befasi teksa disa mbështetës shkodranë kanë qëlluar xhamin e autobusit të Tiranës.

Stafi dhe lojtarët kanë urdhëruar qe shoferi te vijojë rrugën. Me sa duket bardheblutë nuk duan të krijojnë tensione, duke qenë se në Shkodër udhëtuan vetëm per një duel sportiv.

Por këtë herë mikëpritja dhe bukuria e shkallëve të stadiumit “Loro Boriçi” dështuan dhe nuk arritën të na jepnin si për herë atë bukurinë e duartrokitjes së kundërshtarit.

Kujtojmë qe bardheblutë fituan sot me rezultatin 2-0 kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Superiores.

News sport.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here