Tre këngëtarët Arif Dushaj, Perlat Sheqeri, Arben Gjeloshi dinë si ta bëjnë një dasëm. Këto janë pamjet nga një dasëm kuksiane të javës që lamë pas ku me repertorin e tyre, tre këngëtarët kanë bërë që gjithë dasmorët të dorovisin.

Dhe kaq shumë lekë sa janë hedhur nga dasmorët për këngëtarët, ka qenë disi e pazakontë. Por fenomeni nuk është i pazakontë në dasmat shqiptare.

Kohët e fundit këngëtari Arif Dushaj ka qenë aktiv në nxjerrjen e videoklipeve të reja. “Kështu kërcejnë tropojanët” është klipi i fundit që do të kthehet në një hit të kërcimit të valles së Tropojës.