Tirana triumfon në ‘Loro Boriçi’ dhe ‘zbret me këmbë në tokë’ Vllazninë

0
33

Tirana ka marre nje trepikesh me shume vlere ne Shkoder ndaj Vllaznise duke rritur pozitat e veta por “duke zbritur me kembe ne toke” shkodranet qe e kishin nisur me shume entuziasem kampionatin.

Bardheblute kane fituar me rezultatin 2-0 fale dy golave te shenuar brenda dy minutave nga Halili e Ngoo.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0 dhe ka qenë një 45 minutësh kryesisht i kontrolluar nga vendasit, megjithatë edhe bardheblutë kanë patur dy momente të mira.

E dyta krejt ndryshe. Dy gabime të mbrojtjes shkodrane do t’i kushtonin rëndë dhe brenda dy minutave ajo do të ndëshkohej dy herë. Fillimisht në minutën e 58-të ka qenë Gurishta që gabon dhe ka përfituar Halili që shënon golin e parë.

Një minutë më vonë, Kale i shmanget gjithë mbrojtjes, kroson për Ngoo që me kokë e dërgoi sërish topin në rrjetë.Duket se në kampin shkodran askush se kupton çfarë po ndodh. Gjithçka kanë prishur me duart e veta në dy momente shpërqendrimi.

Vllaznia mundohet të reagojë dhe trajneri Jonuz kryen dy zëvendësime duke futur në lojë Ramadanin dhe Markun për brazilianët Hygor dhe Emerson.

Loja e saj përmirësohet disi megjithatë i mungojnë rastet, ndonese me pas ne loje eshte edhe sulmeusi brazilian Wenderson. Megjithate asgje nuk do te ndryshoje dhe gjithcka do te mbyllej me fitoren e miqve 2-0.

VLLAZNIA- TIRANA 0-2

Shkodra Sport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here