Shpenzimet marramendëse të Gjonajt dhe Maznikut, për të paguar dhomat e hotelit gjatë takimeve jashtë vendit, kanë nxitur mjaft reagime në rrjet.

Piktori Avni Delvina, duke iu referuar propagandës së zyrtarëve socialistë dhe paraqitjes së tyre nëpër jashtë vendit shkruan se “ata nuk kane asgje origjinale, por e plotesojne mire panoramen e tyre, prandaj nderkombetaret i pelqejne.”

“Grafike nga cikli “Kije inat, por jepi hakun”
Me thon te drejten rilindja te nderon kudo qe ta cosh. Eshte e kote te rrish e te merresh me pislliqe, jo 700 euro dhoma, e jo po 900 euro…Mjafton publiciteti qe te bejne kudo qe shkojne e prezantohen neper bote, ne takime te nivelit te larte, nuk ka te paguar…Plus duhet pranuar, qe rilindasit jane me te bukur ne pamje se anetaret e partive te tjera. Edhe kur nuk jane te bukur, me pak mjeker ose me ndonje gjetje tjeter, ata e krijojne superioritetin dhe sharmin e duhur. Ata kane nje difekt te vetem qe ju vjen nga e kaluara, qe humorin e kane pak si kinez dhe qeshin jo me shpirt. Nga qe jane parveny, ata kane nje aftesi te temershme per te thithur, kopjuar, e imituar gjithcka te re e moderne. Ata nuk kane asgje origjinale, por e plotesojne mire panoramen e tyre, prandaj nderkombetaret i pelqejne.
Ne grafike jepet nje treshe e tyre, qe kercen flamenco ne nje shesh te Spanjes dhe fiton simpatine e vendasve….dy bashkiake dhe nje ministre.”- shkruan Delvina.