Nami me gjoba në kryeqytet, 67 shoferë të kapur ‘mat’ [VIDEO]

0
49

Të paktën 67 shoferë janë gjobitur brenda 48 orëve në kryeqytet sepse nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vizat e bardha apo në rrugët kur këto të fundit mungojnë.

Policia njofton se janë ashpërsuar masat për të gjithë drejtuesit që nuk respektojnë këmbësorët, ndonëse vihet theksi se edhe këta të fundit nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke u bërë burim aksidentesh.

“Janë të shumtë ata që drejtojnë një automjet dhe ankohen se këmbësorët janë të pakujdesshëm dhe se nuk respektojnë detyrimet e rregullat e qarkullimit rrugor, duke u bërë shkak për aksidente të rënda, shpeshherë edhe me pasoja fatale për këta të fundit.

Nga vëzhgimi i rrugorëve të kryeqytetit, në lidhje me sjelljen e përdorueseve të mjeteve ndaj këmbësorëve janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 67 drejtues mjetesh përgjatë 48 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here