OPINION/ DJEPI I KULTURËS, PALAÇOJA ARBITËR DHE FUTBOLLI THJESHT SI NJË LOJË

0
105

Nga Ervin BAKU

Palaçoja arbitër, për palaçollëkun e djeshëm, atë të radhës, do të gjykojë gjysmëfinalen e ardhshme të Champions League… Sjellja e tifozëve të Vllaznisë ishte e shëmtuar. Shumë e shëmtuar… Pyetje: pse punohet me dy standarte për sigurinë e një ndeshjeje???

Si ishin futur në stadium ai lumë i rrëmbyeshëm shishesh??? Ndërkohë që kur luan Kombëtarja tifozi nuk kalon dot as çelësat e shtëpisë së tij. Pse???… Tirana e meritoi fitoren.

POR, po të akordohej ajo penallti super e pastër në minutën e 8-të, penallti që vetëm palaçoja nuk donte ta shikonte, rezultati mund të ishte i ndryshëm. Futboll ishte. Ku i dihej… Ka ardhur koha që ta shohim futbollin si një lojë. Pa gjaknxehtësi ekstreme. Natyrisht si një lojë PA PALAÇO.

Mos ia shpifim fëmijëve dhe femrave që vijnë në stadiume. Unë e di që nuk jetojmë në Francë, Gjermani apo Suedi. POR, të punojmë të gjithë për të bërë një sport-lojë të pastër. Gjithmonë, PA PALAÇO!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here