Pasi u largua nga Digitalb, Ilda Bejleri zbulon emisionin që do të drejtojë në Top Channel

0
123

Pas shumë vitesh në Digitalb, Ilda Bejlerin këtë sezon do ta shohim në një televizon tjetër. Siç ka bërë me dije edhe vetë, ajo do të jetë pjesë e Top Channel dhe duket se do të vazhdojë të moderojë një emision sportiv.

Dyshimet e para lindën nga një foto e postuar nga Revista Who, ku Ilda shfaqej në shoqërinë e Edi Manushit duke biseduar në një prej lokaleve të Tiranës.

Menjëherë na shkoi mendja se Ildën do ta shohim në “Procesin Sportiv” dhe në fakt kështu do të jetë. Ajo e ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku ka ndarë edhe spotin e ri të emisionit.

“Kur Manushi do të të ‘mbërthejë’… Gjërat e mira bëhen bashkë dhe ‘Proces’ si ky nuk keni parë ndonjëherë… Shihemi më 9 shtator me Edi Manushin! Shumë e lumtur që rikthehem në ekranin ku kam ndjerë emocionet e para dhe ku nisa këtë rrugëtim të gjatë. Ju dua të gjithëve I.B”, -ka shkruar Ilda përkrah videos.

Ky sezon televiziv paska rezervuar shumë surpriza!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here