“Rasti i Vllaznisë ishte penallti”, Mema i mërzitur pas fitores: Lojtarët paguhen për të…

0
260

Ardian Mema u duk i kënaqur me fitoren ndaj Vllaznisë në Shkodër, por kërkon nga ekipi i tij më shumë thjeshtësi, si edhe më shumë gola.

Në intervistën për “Supersport”, tekniku i Tiranës tregon edhe se rasti i Vllaznisë që në fillim ishte penallti, ndërsa tregoi edhe për atë që nuk i pëlqen te ekipi.

Është kjo Tirana që keni në mendje?

Pjesa e parë na vuri në vështirësi Vllaznia. Jo se po bënte sulme, por ishte një kundërhstar që luftoi shumë. Dhe, po mundonte të na kapte në befasi. Kjo ishte pjesa e parë.

E dyta, na lëroi edhe prej golit. Mendoj se duhej të shënonim më tepër, isha i mërzitur te kjo pjesë. Mund të shkonim 4 apo 5 me zero. Me këto lojtarë, do flas, sidomos me ata me më tepër eksperiencë.

Duhet të shënojnë, të bëjnë punën e tyre, për atë paguhen. Ne duhet të bëjmë fitoret, jo shoë.

Hasani ka shpërdoruar shumë. I referoheni atij, apo e të tjerë?

Nuk po them vetëm për Hasanin, ka edhe të tjerë. Hasani e bëri punën e tij shumë mirë, por duhet të jetë më i thjeshtë. Kjo do na çojë përpara.

A funksionoi dyshja e mesfushës, Çelhaka-Batha? Ekipi të rri gjatë në fushë…

Dy qendrat e mesfushës ishin poshtë, më pas ngrita Bathën. Vërjejtja juaj është e drejtë, dy qendrat duhet të shkurtojnë më tepër, flas për qendrat e mbrojtjes. Këto do jenë pjesa e analizës sime.

3 ndeshje, 0 gola të pësuar. Ka ndryshuar mbrojtja?

Mendoj se ardhja e Osmanit është vlerë e shtuar te ne. E bën punën shumë mirë. E kam dhe si zëdhënësin tim në fushë, e mban ekipin në vëzhgim. Jep info edhe për të tjerët.

Osmani ka qenë pjesa e rëndësishme e mbrojtjes këto tre ndeshje. Edhe kundërshtari ka pasur mundësi, por të ndihmon edhe fati ndonjëherë. Të shohim në ditët në vazhdim, ndeshjet do jenë edhe më të forta.

E prisnit kaq shumë tension në Shkodër? A ju favorizoi arbitri duke mos akorduar një penallti që në fillim?

Këto janë pjesë të lojës, rastin nuk e pashë. Më thanë që Çelhaka ka bërë faull. Mendoj se është penallti. E vërtetë. Lojtarët tonë duhet të kenë shumë kujdes te zona.

Tensioni në fushë ishte i panevojshëm fare. Filloi që te Lika kur kërkoi penallti. Ajo e para ishte, por kjo e Likës nuk e di. Ne duhet të ulim tensionet si klube, ndeshjet duhet të zhvillohen në kushte normale.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here