Thyen rekorde ende pa u publikuar! Premiera e filmit “Joker” u duartrokit për 8 minuta rresht

0
50

Në fund të muajit gusht u publikuar traileri i filmit të ri “Joker”, ku në rol kryesor luan Joaquin Phoenix.

Filmi tregon historinë e Arthur Fleck, një klloun tepër i trishtuar nga Gotham.

Teksa kujdeset për mamanë e tij të sëmurë, Arthur ka vetëm një dëshirë; të bëhet një komedian i famshëm.

Mirëpo pas përpjekjeve të shumta, ai nuk arrin t’ia dalë. Arthur merr vetëm negativitet nga njerëzit pranë tij, të cilët arrijnë deri në atë pikë sa edhe e sulmojnë.

Për këtë arsye, ai kthehet në personazhin negativ të historisë dhe ngjarjet në film janë tepër intriguese.

Në “Venice Film Festival” u mbajt premiera e filmit “Joker”, i cili është duartrokitur për 8 minuta rresht, pasi është pëlqyer mjaft nga të pranishmit.

Madje, në mediat e huaja po përflitet që tani se ky film është i denjë për t’u nominuar në “Oscars”.

Pas premierës në Venecia, filmi “Joker” do të shfaqet tashmë në Toronto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here