Një liqen në Siberi mund të duket perfekt për disa foto Instagrami, por në fakt është artificial dhe toksik.
Kompania që merret me monitorimin e këtij rezervuari i ka paralajmëruar turistët që të qëndrojnë larg pasi uji mund të duket i mahnitshëm, por në të vërtetë është i rrezikshëm.
Liqeni, i quajtur ‘Novosibirsk Maldives’, përdoret për të hedhur hirin që krijohet nga një minierë qymyri aty afër dhe përmban kimikate që mund të shkaktojnë reaksione alergjike.
Gjithsesi, paralajmërimet nuk i kanë trembur ‘yjet’ e Instagramit që janë gati të rrezikojnë çdo gjë për foton e përsosur.
Në një njoftim kompania shkruante:
Në javët e fundit, vendgrumbullimi jonë i hirit Novosibirsk TEZ-5 është bërë ylli i rrjeteve sociale. Por ju nuk MUND të notoni në gropën e hirit. Uji ka mjedis të lartë alkalik.
Kjo për faktin se kripërat e kalciumit dhe oksidet e tjera metalike janë tretur në të. Kontakti i lëkurës me ujë të tillë mund të shkaktojë një reaksion alergjik!”
Ndërmarrja paralajmëronte më tej se fundi i liqenit është me baltë dhe dalja nga ky rezervuar është pothuajse e pamundur.
Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania