“Dita më e bukur? Sot. Pengesa më e madhe? Frika. Gjëja më e lehtë? Të…”/ 3 Poezi + 10 Mësime Jete nga Nënë Tereza

0
126

Poezia e parë

Mos prit të mbarosh universitetin,

të dashurohesh,

të gjesh një punë,

të martohesh, të kesh femijë, ta shohësh veten të sistemuar,

të humbësh ato dhjetë kilogramë,

që të vijë darka e të premtes apo mëngjesi i së shtunës.

Nuk ka moment më të mirë se ky për të qene i/e lumtur.

Lumturia është një rrugëtim, jo një destinacion.

Puno sikur të mos kesh nevojë për para,

dashuro sikur të të mos kenë lënduar kurrë,

dhe kerce, sikur të të mos shihte njeri.

Kujto se lëkura rrudhet

flokët behen të bardhë dhe ditët behen vite.

Por kryesorja nuk ndryshon:

Forca dhe bindja jote nuk kanë moshë.

Shpirti yt është ai që largon tutje çdo ngatërresë që mund të jetë krijuar në të.

Pas çdo fundi, ka nje fillim te ri.

Pas cdo arritjeje ka nje sfidë tjetër për t’u kapërcyer.

Përderisa je gjallë, ndjehu i/e tillë.

Shko përpara edhe kur të gjithë presin rrëzimin tënd!

Poezia e dytë – “FEMRAT”

Ki gjithmonë parasysh se lëkura krijon rrudha,

flokët bëhen të bardhë,

ditët shndërrohen në vite…

Por ato që janë të rëndësishme, nuk ndryshojnë:

forca jote dhe bindja jote nuk kanë moshë.

Shpirti yt është ngjitës për çdo rrjetë merimangash.

Pas çdo vendi mbërritjeje është një vend nisjeje.

Pas çdo suksesi ka një tjetër zhgënjim.

Për aq sa të jesh e gjallë, ndjehu e gjallë.

Nëse të mungon ajo që bëje, kthehu dhe bëje.

Mos jeto me fotot e zverdhura…

këmbëngul, edhe nëse të gjithë presin të largohesh.

Mos e lër të ndryshket hekurin brenda teje.

Vepro në mënyrë që në vend të mëshirës, të tjerët të të tregojnë respekt.

Kur për shkak të viteve nuk mund të vraposh, ec shpejt.

Kur nuk mund të ecësh shpejt, ec ngadalë.

Kur nuk mund të ecësh dot, përdor bastun.

Por mos u ndal asnjëherë!

Poezia e tretë

Dita më e bukur? Sot.

Pengesa më e madhe? Frika.

Gjëja më e lehtë? Të gabosh.

Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.

Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.

Mëndjeheqja më e mirë? Puna.

Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.

Profesionistët më të mirë? Fëmijët.

Nevoja e parë? Komunikimi.

Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.

Misteri më i madh? Vdekja.

E meta më e keqe? Të qenit pa humor.

Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.

Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.

Dhurata më e bukur? Falja.

Ajo më e paçmuara? Familja.

Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.

Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.

Pritja më e mirë? Buzëqeshja.

Ilaçi më i mirë? Optimizmi.

Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.

Forca më e madhe? Besimi.

Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit

Gjëja më e bukur në botë? Dashuria…

Nënë Tereza mund të jetë shuar vite më parë, por dashuria e saj e pamasë dhe mençuria e saj jetojnë akoma dhe sot. Ajo bashkëndau disa mësime për jetën nëpërmjet kohës që kaloi në Tokë, shumë prej të cilave përqëndrohen tek dashuria, dhembshuria, ndihma për të tjerët dhe ruajtja e përulësisë.

Ajo mishëroi një shembull të mrekullueshëm që të gjithë ne ta ndiqnim – të duam me thjeshtësi dhe t’u japim ndihmë të tjerëve pa kërkuar asgjë në këmbim. Ne të ftojmë të lexosh disa nga citimet e saj më të njohura që do të të frymëzojnë të duash më shumë, të japësh më shumë dhe të ndihmosh më shumë:

– Flit për veten sa më pak të jetë e mundur

“Ka pak mënyra me të cilat mund ta praktikojmë përulësinë: të flasësh sa më pak për veten. Të shohësh punën tënde. Të mos përpiqesh të menaxhosh marrëdhëniet e njerëzve të tjerë. Të shmangësh kureshtjen. Të pranosh kontradiktat dhe korrigjimet me gëzim. Të kalosh mbi gabimet e të tjerëve. Të pranosh fyerjet dhe lëndimet.

Të pranosh të qënit i/e përqeshur, harruar dhe i/e papëlqyer. Të jesh i sjellshëm dhe i butë edhe kur provokohesh. Asnjëherë mos qëndro mbi dinjitetin e dikujt. të zgjedhësh gjithmonë më të vështirën.”

“Nëse je i përulur asgjë nuk do të prekë, apo të lëvdojë ose përçmojë, sepse ti e di se çfarë je.”

– Ji i zënë duke bërë punët e tua jo ato të të tjerëve

“Ne vetë ndjejmë se ajo që po bëjmë është vetëm një pikë në oqean. Por oqeani do të ishte më pak nga mungesa e asaj pike.”

“Jeto në thjeshtësi kështu të tjerët të munden thjesht të jetojnë.”

“Unë mund të bëj gjëra që ti nuk mundesh, ti mund të bësh gjëra që unë nuk mundem; së bashku ne mund të bëjmë gjëra të mëdha.”

– Shmange kureshtjen

“Ne duhet të gjejmë Perëndinë dhe ai nuk mund të gjendet në zhurmë dhe nervozizëm. Perëndia është mik i heshtjes. Shiko se si natyra – pemët, lulet, bari – rriten në heshtje; shiko yjet, hënën dhe diellin, se si ata lëvizin në heshtje… ne kemi nevojë për qetësi që të mund të prekim shpirtrat.”

Pranoji acarimet e vogla me një humor të mirë

“Njerëzit janë jo realistë, jo logjikues dhe të përqëndruar tek vetja. Duaji ata gjithsesi.”

– Mos u end në fajet e të tjerëve

“Unë kam zbuluar paradoksin, se nëse do derisa dhemb, nuk mund të ketë më shumë dhembje, vetëm më shumë dashuri.”

“Dashuria intensive nuk matet; ajo thjesht jepet!”

“Ne mendojmë ndonjëherë se varfëria është thjesht të qënit i uritur, lakuriq dhe i pastrehë. Varfëria e të qënit i padëshiruar dhe i padashur është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpia jonë që të shërojmë këtë lloj varfërie.”

– Pranoji censurat edhe nëse të pamerituara

“Më mirë do të bëja gabime me mirësi dhe dhembshuri se sa të bëja mrekulli në keqardhje dhe ngurtësi.”

– Ji i sjellshëm dhe delikat edhe kur provokohesh

Le të takohemi gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë.”

“Shpërndaj dashuri kudo që të shkosh. Mos ler askënd që vjen tek ty të largohet pa qënë i lumtur.”

“Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë t’i duash.”

“Një jetë që nuk jetohet për të tjerët nuk është jetë.”

– Mos kërko të jesh i admiruar apo i dashur

Nëse nuk kemi paqe, është sepse kemi harruar se i përkasim njëri-tjetrit.”

“Në fund të jetës ne nuk do të gjykohemi se nga sa diploma kemi marrë, se sa para kemi bërë, sa gjërat të mira kemi bërë. Ne do të gjykohemi nga “Unë isha i uritur dhe ti më dhe diçka të ha, isha i zhveshur e ti më veshe. Isha i pastrehë e ti më strehove.”

– Mos e mbaj veten në mbrojtje pas dinjitetit tënd

Një nga sëmundjet më të mëdha është të jesh askushi për askënd.”

“Duhet të ketë një arsye përse disa njerëz e përballojnë jetesën e mirë. Duhet të kenë punuar për atë gjë. Unë ndihem e inatosur vetëm kur shoh shpërdorim. Shoh njerëz duke hedhur gjëra që ne mund t’i përdornim.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Unë nuk mund ta ndryshoj botën e vetme, por unë mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime.”

– Gjithmonë zgjidh punën më të vështirë

Ki besim në gjërat e vogla sepse në ta qëndron forca.”

“Le të mos jemi të kënaqur vetëm duke dhënë para. Paraja nuk mjafton, paraja mund të merret, por ata kanë nevojë për zemrat tona për t’i dashur. Kështu, shpërndaj dashuri kudo që të shkosh.”

“Le të prekim atë që po vdes, të varfrën, të vetmuaren dhe të padashurën sipas zemërgjërësisë që kemi marrë dhe le të mos kemi turp apo të mos ngadalësohemi për të bërë punën e përulur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here