Facebook ”kopjon” sërish Instagram! Ja opsioni i ri që vjen për përdoruesit

0
49

Facebook vazhdimisht ndryshon rrjetet sociale të cilat i ka në pronësi të tij, duke i bërë me funksione shumë të ngjashme me njëri-tjetrin.

Së fundmi rrjeti social ka njoftuar se platforma muzikore ‘’Spotify’’ do tu mundësojë të gjithë përdoruesve që të ndajnë preferencat e tyre muzikore në ‘Story’ të ‘Facebook’-ut.

Ky opsion u prezantua dhe nga Instragram një vit më parë dhe duke qenë se është pëlqyer shumë nga përdoruesit, u vendos që të ishte i disponueshëm dhe për Facebook.

Që të përfitoni nga kjo risi në Facebook, fillimisht duhet të shkarkoni në telefonin tuaj platformën Spotify, dhe më pas nëpërmjet këtij opsioni, tashmë në storyt tuaja mund të shfaqen titrat e këngës dhe melodia, në bazë të përzgjedhjeve tuaja muzikore.

Gjithashtu për të shpërndarë në storyt tuaja klipe muzikore prej 15 sekondash në Facebook, mjafton që në muzikën që do të zgjidhni në Spotify, të klikoni “Share on Facebook”.

Pasi ju bëni përzgjedhjen muzikore, ju mund të ndryshoni storyt tuaja me efektet që ka të disponueshme story i Facebook ose Instagram.

Kjo risi që vjen nga Spotify, është krijuar për të promovuar muzikën e bërë nga artistët nëpër botë në të gjitha rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here