Pothuajse çdo njeri është një përdorues i rrjeteve sociale, të cilat i përdorin për të komunikuar, promovuar si dhe për të postuar foto dhe video personale më të ndryshmet.

Mirëpo fakti që janë kaq të përdorura nuk i bën të sigurta. Së fundmi dy këngëtareve të njohura shqiptare, Juliana Pasha dhe Venera Lumani, iu kanë marrë adresat e tyre personale.

Juliana është detyruar të hapë një llogari të re në Instagram, për të lajmëruar se dikush i ka marrë adresën e saj.

“Shpresoj që Instagrami të gjejë shpejt një zgjidhje të përhershme për ato që marrin adresat tona personale. Nëse nuk mund ta përdor më emrin dhe fytyrën time, atëherë kush jam unë?”- ka shkruar mes të tjerash Juliana.

Nga ana tjetër dhe Venerës i ka ndodhur po e njëjta gjë.

Dikush i ka marrë Instagramin dhe i ka fshirë të gjitha fotot e saj, përfshirë këtu dhe foton e profilit.

Personi që ka bërë një veprim të tillë, ka postuar në Instastoryn e këngëtares një shprehje në turqisht ku shkruan:

“Njerëzit duhet të fshehin mangësitë e tyre për të qenë të dashuruar.  Por askush nuk mund të mos dashurohet me dobësitë, momentet, apo gabimet”, si dhe ka shpërndarë një profil, që mendohet të jetë i tiji, në Instastory duke iu kërkuar ndjekësve të Venerës që ta ndjekin.