Pamje si nëpër filma/ Grabisin bankën në Kosovë, dalin me armë në dorë duke qëlluar

0
82

Mëngjesin e ditës së sotme në Kosovë ka ndodhur në grabitje e e cila për nga mënyra se si është realizuar është e ‘denjë’ për skenarë filmash.

Një bankë është grabitur nën presionin që punonjësit kanë pasur nga kërcënimi me armë ndërsa mësohet se një shumë e konsiderueshme parash është marrë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 minuta të mëngjesit teksa një pjesë e saj është filmuar pamje të cilat janë publikuar nga mediat kosovare.

Në videon e mëposhtme shihen persona të armatosur dhe të maskuar që dalin nga filiali i bankës pas grabitjes, ndërsa njëri prej tyre edhe qëllon vazhdimisht mbase për të shkaktuar konfuzion dhe frikë, teksa futen brenda një furgoni dhe largohen me shpejtësi.

Sipas një njoftimi të policisë, në grabitje morën pjesë katër persona dhe shuma e parave të marra nuk dihet ende. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar.

“Sot rreth orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës, nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzojë paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin. Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari, por nuk ka persona të lënduar”, njofton policia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here