Rikthehet Xhisiela Maloku, pozon joshëse mbi makinë. “Benz” të bardhë mijëra eurosh për ditëlindje

0
130

Xhisiela Maloku me sa duket di si të kalojë situatat e vështira dhe tashmë është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar të mediave rozë.

Pasi bëri bujë dhe shkaktoi jo pak polemika për shkak të denoncimeve në polici për dhunë ndaj ish-të dashurit të saj, Rexhep Rraja, djali i deputetit të Krujës, Rrahman Rraja, tashmë Xhisiela i është rikthyer normalitetit.

Sot, ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video të një dhurate mijëra euroshe për ditëlindjen e saj. Ajo qëndron mbi një makinë tip “Mercedez Benz” të bardhë me një buqetë trëndafilash të kuq sipër.

‘Dhurata e mija’, shkruan Xhisiela në foto.

Nuk dihet nëse dhuratën ja ka bërë Rexhep Rraja apo dikush tjetër por një gjë është e sigurt, Xhisiela duket e lumtur.

JOQ Albania

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here