Salihi: E prisja Vllazninë më të dobët, reagimi i tifozëve ndoshta nuk ishte për gjyqtarin

0
77

Hamdi Salihi në karrierën e tij ka veshur fanellën si të Vllaznisë, ashtu edhe të Tiranës, ndaj është i lidhur ngushtë me këto skuadër. Ndaj për ish-sulmuesin, pamjet e ndeshjes Vllaznia-Tirana nuk ishin ato që kishte dashur të shihte në duelin e tyre në këtë javë.

“Na ka munguar të gjithëve, se herë mungonte një apo tjetra. Ndaj thashë kjo është ndeshje e domosdoshme për futbollin dhe po e shihja me shumë kënaqësi, më bëri përshtypje se mendoja se do të jetë me e dobët në fushë. Por u vendos mirë dhe luante mirë se Tirana ka shpenzuar shumë duke marrë lojtarët më të mirë në qarkullim, loja ishte e barabartë deri kur u humb përqendrimi deri në ato momente që u humb loja.

Siç ishte loja, ishte e barabartë dhe mund të krijonte diçka për të fituar ndeshjen, isha i kënaqur me Vllazninë si po shkonte loja, pastaj për më shumë është e vështirë, se e kanë ndërtuar ekipin në kohë rekord. U paraqit mirë, u donte thjesht të kuptonin se në gjithë sezonin duhet të pranojnë situatën siç është e të rriten pak nga pak.

Kemi parë skena më shumë pak tifozë që del jashtë kontrollit jo më tepër të them që 10 mijë vetë në tribuna është e vështirë, është e pajustifikueshme. Unë e shoh më shumë si reagim, një shfryrje të inatit për momentin që po kalon klubi, ekipi, më shumë se një situatë që nuk ka dhënë arbitri. Vetëm tifozët i kanë mbetur gjithmonë klubit, ndoshta nuk e pranojnë gjendjen ku janë dhe kjo është mënyrë e gabuar e të shprehurit”, tha në “Rubrika Sportive“ ish-sulmuesi. /vipsport/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here