Nga breshëritë e kallashnikovit, boritë që të shpojnë daullet e veshit e deri në bllokimin e tunelit të kalimashit dhe ja, mirë se erdhët në një dasëm tipike shqiptare.

Një grup dasmorësh pavarësisht gëzimit të tyre janë shëndërruar në burim aksidenti sepse po lëviznin me një shpejtësi shumë të ulët brenda në tunel. Një qytetar ka ndarë shqetësimin me redaksinë e JOQ.

Reagimi i qytetarit:

Shikoje se çfarë bëjnë injorantët në një dasëm në rrugën e kombit në tunelin e kalimashit jo vetëm i bllokojnë dy korsitë por po ecnin aq avash deri sa ndaluan fare një burim aksidenti tragjik nese dikush vinte nga pas me shpejtesi siç ndodh gjithmonë”

Një tjetër person tepër i irrituar shkruan:

Sot në tunelin e Kalimashit, një tufë dasmorësh injorantesh bllokuan dy korsitë me 10-20 km në orë burim aksidenti numër 1, po sikur të vijnë kuksianet me targa Angleze duke bërë gara me nga 200 km në orë, imagjinoje se çfarë katastrofe mund te ndodhë në ate tunel, jam shofer i vjetër kam bërë plot aventura gjatë jetës time por sot jam frikësuar shumë vetëm për faktin se thoja me vete nga momenti në moment vijne nga pas me 200-300 km në orë të tjerë dhe bahet qameti, ju lutem jepeni si lajm extrem.”

Ndërkohë që denoncuesi ankohet për faktin se asnjë patrullë policie nuk ishte aty afër për të ndaluar çmendurinë e dasmorëve që mund të kishte përfundur me pasoja fatale.

JOQ Albania