6 mënyra për t’u bërë artist

0
41

Pra, doni të krijoni art? Të bëheni një artist i vërtetë? Ndoshta keni menduar të shkoni në shkollë  arti apo në universitet? Ndonjëherë ne bllokohemi. Ndoshta jeta e mbushur plot tension na bllokon. Ndoshta nuk ndihemi aq mirë. Ndoshta ndihemi të mbërthyer me të njëjtën rutinë të vjetër. E di që sapo të gjej diçka që e dua, prirem të rri me të për disa muaj, duke krijuar një numër të madh pjesësh, duke përdorur të njëjtën teknikë sepse funksionon dhe është emocionuese. Para se të shpenzoni më shumë para në klasa të shtrenjta arti, provo këto 6 hapa.

Rishikoni materialet e vjetra; Kur ishte hera e fundit që provuat të vizatoni me shkumës me ngjyrë? Ndoshta edhe të përpiqesh të marrësh një libër për të ngjyrosur, jo një libër për të rritur, por një libër fëmijësh për të ngjyrosur. Thjesht mbajtja e këtyre materialeve përsëri duhet të nxisë diçka brenda jush. Nuk ka presion për të bërë diçka të pabesueshme kur po përdorni materiale të tilla të gjalla. Gjithashtu shërben si një kujtesë se arti është kënaqësi nëse doni.

Krijo kufizime; Ndoshta nuk tingëllon shumë krijuese, por më besoni kur ju them se kufizimet lejojnë aq shumë hapësirë për zbulimet më emocionuese. Të bësh art është e ndërlikuar. Ju keni të drejtë të bëni gjithçka. Mund të krijoni gjithçka që mund të imagjinoni. Kjo është pak e tmerrshme. Rregulla si përdorimi i një ngjyre, krijimi i një subjekti ose përdorimi i një furçeje. Diçka e re gjithmonë fillon të shpaloset.

Ngjyros ose vizato me një mik; Fto një mik ose më mirë akoma, merrni materialet dhe shkoni bashkë jashtë. Dorëzoju materialet e pikturës dhe bëjini ata të pikturojnë diçka. Jepu kufizime nëse janë nervozë. Pikturo dhe ti që ata të mos e ndiejnë sikur po i shikon. Por patjetër kushtoji vëmendje. Shiko si një person tjetër zgjedh të krijojë, sidomos nëse është dikush që nuk e bën shpesh një gjë e tillë. Shikoji si e mbajnë penën, ku vendosin të fillojnë pikturimin mbi një faqe. Dil jashtë kokës tënde dhe mëso si një person tjetër përdor materialin tënd, kështu je i detyruar të mendosh për gjërat në një mënyrë ndryshe. Të paktën është e sigurtë se do të jetë kënaqësi.

Materiale të reja; Përdorimi i një materiali për herë të parë gjithnjë më bën të ngazëllyer për të bërë gjëra të reja, raporton womens article, transmeton pozitivi.org. Nëse gjithçka dështon, shkoni të merrni një material që keni qenë kurioz ta përdorni më parë dhe filloni të eksperimentoni.

Intervistat e artistëve; Mësoni se si punojnë artistë të tjerë, kjo është një mënyrë për të hapur sytë. Veçanërisht ato që jetojnë. Të shohësh artin që më frymëzon është një gjë, por të mësosh rreth gjërave që lë pas është ajo që me të vërtetë më bën të dua të vazhdoj.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here