7 vjeçari Jase Hyndman nga West Lothian, Skocia i dërgoi një letër për ditëlindjen babait të tij në parajsë duke i  ururar ditëlindje të lumtur. Vogëlushi u befasua dhe u ngushëllua kur mori përgjigje për atë që shkroi.

Babai nuk jeton prej katër vjetësh. Dhe në vend që të shkruante një adrese në pjesën e përparme të zarfit, Jase thjesht shkruante: “Z. Postier, a mund ta dërgoni këtë në qiell për ditëlindjen e babait tim. Faleminderit”.

Ndonëse mund të duket se kjo histori do të përfundojë këtu, menaxheri i zyrës së shërbimit të shpërndarjes Sean Milligan nga shërbimi Royal Mail i Mbretërisë së Bashkuar shkroi një përgjigje për të siguruar fëmijën se karta e tij ishte në duar të mira.

“I dashur Jase”, lexon në letër. “Ndërsa po shpërndanim letrën tënde, jemi bërë të vetëdijshëm për disa vështirësi. Kështu që unë desha të përfitoj nga kjo mundësi që t’ju kontaktoj dhe të të tregoj se si arritëm të dorëzonim letrën me sukses, tek babai yt në qiell.

Kjo ishte një sfidë e vështirë duke shmangur yjet dhe objektet e tjera galaktike në rrugë drejt qiellit. Unë do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem që ta dërgoj në qiell në mënyrë të sigurt”, përfundoi ai.

Jase dhe nëna e tij, Teri Copland, janë tepër të prekur nga gjesti i dhembshur.”Unë në fakt nuk mund të shpreh se sa emocional është bërë ai duke e ditur se babai i tij e mori letrën”, shkruante Copland në Facebook, duke vlerësuar Royal Mail UK.

“Ju nuk kishi pse ta merrni mundimin ta bënit këtë, thjesht mund ta kishit injoruar, por fakti që keni bërë përpjekje për një djalë të vogël që nuk e njihni, është një gjë kaq e bukur. Royal Mail, ju më keni rikthyer besimin te njerëzimi dhe ju falënderoj për këtë. Kjo sinqerisht është botë për të”, përmbyll e ëma.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.