“Dorian” rrafshon Bahamasin

0
75

Pavarësisht se u dobësua nga niveli maksimal 5 në nivelin 4 të fuqisë, urganani Dorian rrafshoi Bahamasin, duke shkaktuar dëme të paprecedenta në ishull. Më shumë se 13 mijë banesa u shkatërruan nga ai që autoritetet e quajnë si uragani i dytë më i fuqishëm në histori.

Stuhia e fuqishme shkaktoi edhe viktimën e parë në Bahamas, një djalë 8-vjeçar, ndërsa motra e tij rezulton ende e zhdukur. Mediat lokale flasin për të tjera viktima. Disa dëshmitarë thonë se kanë parë njerëz të pajetë nëpër rrugë, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Shpejtësia maksimale e erës, kur uragani ishte në kategorinë 5 u regjistrua në më shumë se 320 km/h.

Dorian pritet të godasë gjatë natës brigjet amerikane. Mbi 1 milionë qytetarë janë evakuuar me forcë në Karolinën e Jugut. 150 mijë të tjerë në Florida.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here