Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi nuk e ka mbajtur dot veten përpara një qytetari që e ka krikuar në lidhje me një status që ka bërë.

Teksa Murrizi shkruante në profilin e tij në Facebook, komentin në lidhje me publikimin e faturave të kripura të udhëtimeve lukseve të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, një qytetar e ka kritikuar.

Qytetarit s’i ka pëlqyer mënyra e arsyetimit të Murrizit dhe e ka kritikuar se po i dilte në mbrojtje ministres, duke u shprehur se ajo është prodhim i një sistemi politik bastard.

Mos e ul pjacen kaq posht o burre. Ne nje far menyre po i ben mbrojtje Etildes.
Ti shquhesh si luftetar kunder se keqes,kudo qe ndodhet !!!??”– shkruan qytetari.

Këtu Nënkryetari i Kuvendit Murrizi me një fjalor krejt të pacensuar e ka ofenduar qytetarin me një term mjaft diksriminues. Ai e ka quajtur kritikuesin ‘down’ që është emri i një sindrome.

Pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika qe nuk ju bie. Pse kjo ndrikulla eshte problemi apo rama, damiani, beqa, kajmaku valdrini??? Ik qerohu se me vjen te vjelle kur shoh qe nje daun komenton ne fb tim,”- shkruan Murrizi më pas.

Termi ‘down’ në çdo vend të botës cilësohet si term diskriminues. Nënkryetari i parlamentit ka fyer shumë rëndë një komentues duke harruar se ka shkeluar një nga të drejtat kryesore të njeriut, atë të qenit i barabartë.

Etika e politikanëve në Shqipëri është në ditët më të zeza. Tashmë  pas ofendimit te grave, gazetarëve dhe kategorive vunerabël, edhe njerëzit me nevoja të veçanta përdoren si mish për top.

Kjo gjë pa menduar luftën që këto familje të braktisura dhe të harruara nga Kuvendi i drejtuar nga zoti Murrizi dhe shteti, bëjnë çdo ditë për t’ju mundësuar një jetë normale të gjithë personave që janë me këto aftësi.

(f.m/dosja.al)